14-05-2025

Qendrore

Si nisi punën Komuna e Prizrenit pas luftës, më 1999? (foto)

Këshilli Komunal (KK) në Prizren filloi punën me 15 qershor 1999.  Në krye të tij, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës u emërua Kadri Kryeziu, ish i  burgosur politik, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, shkruan sot “gazetaeprizrenit.net”.   Prizreni ka qenë qyteti i parë në Kosovë, ku pas […]

Tërnava në Faljen e Bajramit: Të angazhohemi për të mirën e përbashkët

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi ka filluar në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku, raporton rtklive.com. Namazi i Fitër […]

Pse kuvendari i LDK-së, Hoxhaj e kritikon drejtoreshën e shëndetësisë nga Vetëvendosje?

Petrit Hoxha, anëtar i Kuvendit Komunal nga LDK, që është partnere në qeverisjen lokale të Prizrenit, ka kritikuar drejtoreshën komunale të shëndetësisë, Flaka Siqecën, për siç ka thënë veprim të njëjtë sikur ish-qeverisja paraprake, duke shkuar në Ulqin, me një grup punëtorësh të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ( QKMF ), me parat e taksapaguesve. […]

Kush e kritikon qeverisjen e Haskukës se angazhoi “dajallarët” për shpëlarjen e 33 mijë eurove?

Përfaqësues të opozitës në Prizren e kanë kritikuar qeverisjen lokale të Prizrenit, të udhëhequr nga Mytaher Haskuka, për siç thuhet shpëlarje të mjeteve në vlerë prej 33 mijë euro, të dedikuara për festat e qershorit, transmeton ‘gazetaeprizreit.net’. Shefi i grupit të asamblistëve të AAK-së, Ilir Baldedaj ka kritikuar pushtetin jo vetëm për keq menaxhim të […]

Shaqir Totaj konfirmon tërheqjen e padisë kundër tij, nga Vetëvendosja!

Shaqir Totaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet e fundit lokale, ka deklaruar se edhe zyrtarisht Vetëvendosja është tërhequr nga padia kundër tij, të cilin e kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore.   Në tetor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje! kishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore në  Prizren kallëzimin penal për gjuhën e […]

Pas një dekade, hapet rruga për funksionalizimin e Parkut të Biznesit në Prizren

Qeveria e Kosovës do të nënshkruaj vendimin për shpronësimin e tokave në zonën e Parkut Industrial,  që i hap rrugën funksionalizimit të tij. Lajmin, të cilin dje e dha Kryeministri Haradinaj, e për të cilin ka njoftuar “gazetaeprizrenit.net”, sot e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.   “Ky është lajm jashtëzakonisht i mirë […]

Katër femra që kërkojnë ndihmë në Prizren, akuzohen për mashtrim

Nuk janë të rralla rastet, kur sapo mbërrin në qendër të Prizrenit, në ‘shatërvan’, pos lypsarëve të mitur,  të ofrohen edhe persona të tjerë të rinj,  kryesisht femra, me refrenin tashmë të njohur “A ban një minutë”.   Pas  kësaj ato të sqarojnë për aksione humanitare  e  duke mbajtur arka të vogla në duar,  të […]

Prizrenasit pritën çlirimtarët me entuziazëm dhe krenari  (foto)

Lufta heroike çlirimtare dhe ndërhyrja ushtarake e miqve euro-atlantikë, rezultoi me çlirimin e Kosovës, ndërsa ndër të parët që përjetoi gëzimin e lirisë dhe daljen nga “ngujimi” tremujor ishte Prizreni.   Çlirimtarët e UÇK-së pas operacioneve ushtarake, fillimisht në fshatrat e banuara me serbë, arritën që të ngjallin frikë dhe panik tek popullata serbe, e […]

Supermilioneri i Kosovës!

I pari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është një ndër kryetarët më të pasur të Kosovës. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit Haskuka ka deklaruar një pasuri prej 2.7 milionë eurove. Kryetari i Prizrenit ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë […]

Hiqet bllokada për lejet ndërtimore në Prizren

Arrihet marrëveshja për heqjen e bllokadës për lejet ndërtimore në Prizren. Lajmin e konfirmoi Drejtori për Urbanizëm në Prizren, Fatmir Memaj, i cili ka thënë se pas shumë angazhimeve është arritur një marrëveshje me Infrakos-in, të cilën sot e kanë deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Lajm i mirë për qytetarët e Prizrenit. E falënderoj […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.