18-04-2024

Mamushë

Vjedhje në Mamushë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Mamushë, transmeton GazetaePrizrenit.net “Njësia policore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre të dyshuar meshkuj K-Turk, të cilët kishin vjedhur një motoçikletë nga viktima mashkull K-Turk”, njoftoi sot policia. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Vidhen para e stoli ari në Mamushë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Mamushë, transmeton Gazeta e Prizrenit. “Ankuesi mashkull K-Turk ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, njoftoi policia përmes raportit 24 orësh. Nuk njoftohet për të arrestuar./GazetaePrizrenit.net

Një mjet i pashpërthyer gjendet në Mamushë

Një person (K-turk) ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshuar (granatë dore) në Mamushë, trasmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, njësia për deminim ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë. Nuk raportohet për ndonjë incident.

Shiu shkakton dëme në Mamushë

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë mbrëmë në disa lokacione në Kosovë, ka shkaktuar dëme të konsiderushme. Dëme të theksuara kanë pësuar edhe fermerët në Komunën e Mamushës. Shiu dhe erërat e forta shkatërruan serat. Kryetari i Komunës, Abdulhadi Krasniç ka dalur në vend të ngjarjes për të parë dëmet dhe për të vizituar fermerët.

Aktakuzë ndaj ofiqarit të Mamushës, ja çka bëri me një dokument të dëshmisë për vdekje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., në cilësi të ofiqarit në Komunën e Mamushës, dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Në kumtesë thuhet se sipas aktakuzës, i […]

1924: Ja një dëshmi se banorët e Mamushës, ishin shqiptarë dhe jo turq

Komuna e Mamushës është njësi administrative në pjesën jug-perëndimore të Kosovës.Në vitin 2008 Mamusha u shndërrua në Komunë dhe është ndër komunat më të vogla në Kosovë. Shndërrimi i saj në komunë u bë në kohen e decentralizimit. Mamusha është vendi i vetëm në Kosovë me shumicë Turke 93.1 %, por shumica e banorëve mbajn […]

Vidhen kabllo të energjisë elektrike në xhami të Mamushës

Në një xhami në Mamushës dje janë vjedhur disa metra kabllo të rrymës elektrike. Sipas policisë ankuesi mashkull (k-turk) punëtor,  i cili ishte përgjegjës për renovimin e xhamisë ka informuar se gjatë natës nga persona të panjohur janë vjedhur disa metra kabllo të rrymës elektrike. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net/  

Përleshen axhë e nip për tokë në Mamushë, njëri merr trajtim mjekësor

Një përleshje mes vëllezërve për çështje pronësore ka ndodhur pak çaste më parë në Mamushë. Se përleshja ndodhi për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Ka një përleshje për çështje pronësore ku një person është dërguar në emergjence për trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për axhen me nip të cilët […]

Haradinaj viziton Mamushën, e quan urë lidhëse në mes Kosovës dhe Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar me disa prej vartësve të tij në Komunën e Mamushës që është e banuar me shumicë turke. “Mamusha është komunë simbolike sepse është rurale, bujqësore ku jeton një komunitet autokton. Është shembull i mirë i njerëzve punëtor, njerëzve të mirë, të dashur dhe të respektueshëm, që vërtetë e […]

400 mijë euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në Mamushë

Komuna e Mamushës ka bërë të ditur se ka mbaruar afati për aplikim për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. “Nga vërshimet e fundit fermerët e Mamushës kanë pësuar shumë humbje”, ka thënë kryetari Abdylhadi Krasnic, duke shtuar se nëpër Mamushë kalojnë dy lumenj, Toplluha dhe Tërnja. “Arsyeja kryesore për dëmtimin e kulturave të […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.