25-02-2025

Rahovec

Aderime të reja në PDK-në e Rahovecit

Në prani të kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec,  Prof.Dr. Idriz Vehapi, Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkuan dhjetëra anëtarë të rinj nga nëndega e Sapniqit dhe nëndegët e qytetit. Në kumtesën e saj, thuhet se PDK në Rahovec po e dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë […]

Rahovec: Ndalohen garat e kundërligjshme të kafshëve

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar ndalimin e vrasjes, keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve. Në një komunikatë, bëhet e ditur se ata që shkelin dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë nga 100 deri 5000 euro.

Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Krushë të Madhe

Dy të dyshuar janë arrestuar në Krushë të Madhe të Rahovecit,  për shkak të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00, kur një njësi patrullues kishte vërejtur se te dyshuarit përmes dritares se veturës së tyre kishte hedhur diçka […]

Në Qifllak të Rahovecit e godet qëllimisht me veturë viktimën

Një person është lënduar në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit,  pasi është goditur qëllimisht nga drejtuesi i një veture,  i cili më pas është arrestuar. Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës. “Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Gjakovës”, njofton Policia, […]

Parkingu i komunës së Rahovecit, pa pagesë për mërgimtarët

​Shumica e veturave në parkingun e komunës së Rahovecit janë me tabela të bashkatdhetarëve, e shumë pak me tabela vendore. Kjo për shkak se kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për t’u bërë nder dhe për të treguar respekt ndaj mërgimtarëve, ua liroi parkingun duke ua bërë pa pagesë përmes një vendimi që mori. Ndërsa, […]

Rahovec: 2 mijë euro për rregullimi i qytetit për festa

Ka nisur sot dekorimi i qytetit të Rahovecit për festat e fund vitit, dekorimi ka nisur nga Podrumi i Vjetër për të vazhduar deri te Lab Oil. Dekorimi do të bëhet edhe tek tre rreth rrotullimet në hyrje të qytetit. I pranishëm në nisjen e dekorimit ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi, me bashkëpunëtor dhe […]

Rahoveci ua lejon mërgimtarëve shfrytëzimin e parkingut komunal për veturat e tyre

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. Pika 1 e vendimit thotë se “ju lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela […]

Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në 16 fshatra të Rahovecit

Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në 16 fshatra të Rahovecit. Në këtë komunë, filluan nisur punimet në projektin për ndërtimin e rreth 15 kilometrave rrjet të kanalizimit në disa lagje të qytetit dhe 16 fshatra. Në kumtesën e komunës njoftohet për fillimin e punimeve në projektin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, nga afër […]

Rahovec: I akuzuari mohon se kishte hequr shiritat e inspektoratit të ndërtimtarisë në Fortesë

I akuzuari për veprën penale “heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose i shenjave”, Eqerem Spahiu, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së premtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari ka mohuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Nuk është e vërtetë […]

Kanos ish-dhëndrin e ndarë nga vajza, arrestohet një rahovecas

Një person i dyshuar është arrestuar pasi ka kanosur ish-dhëndrin e tij pas ndarjes nga vajza. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, ku i dyshuari përmes një telefonate ka kanosur viktimën, të cilës i kishte thënë “nga nesër më ke një gjak borxh”. “Rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.