05-03-2026

Sharr ( Dragash )

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Opojë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Shajne të Dragashit.Policia ka njoftuar se ai jetonte i vetëm dhe se ka nisur hetimet për vdekjen e tij. ”Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi […]

Ndahet nga jeta zyrtari policor nga Dragashi, pësoi sulm në zemër

Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gazmend Zejneli. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan Sinjali. Familjarët e kujtojnë Gazmendin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit. Zejneli ishte nga fshati Zaplluxhë, Komuna e Dragashit dhe […]

Vdes Qerkin Krasniqi, kryetar i OVL UÇK dega në Sharr

Kryetar i OVL UÇK-së, dega në Sharr, Qerkin Krasniqi ka vdekur. Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. “Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK’së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në […]

Përleshje fizike mes katër personash në Dragash

Katër persona janë përleshur fizikisht të hënën në Dragash. Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë dëmtuar edhe derën e hyrjes së një objekti. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet […]

Vdes një 22 vjeçar në një vetaksident në Dragash

Një djalosh 22 vjeçar ka vdekur sot, si pasojë e një vetaksidenti në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e dytë të rrugës Dragash-Radesh. Zyrtari me medie për Rajonin e Prizrenit në kuadër të Policisë,  Shaqir Bytyçi, konfirmoi se rreth orës 08:20, policia ka pranuar informatën se në […]

“Bukuri përrallore”, Presidentja Osmani bën thirrje që të vizitohet sa më shumë Dragashi

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka qëndruar në komunën e Dragashit për një vizitë. Ajo atje u takua me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me asamblenë komunale, OJQ, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë e nga komunitetet. “Kemi pasë një ditë me përplot takime të rëndësishme”, tha ajo në një video […]

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij dje në Dragash. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KK

Përleshje në një fshat të Opojës, katër të lënduar

Një përleshje ka ndodhur në fshatin Pllavë të Opojës, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar Policisë, si pasojë katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Raporti nga PK: “Fsh. Pllavë, Dragash 13.06.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti  katër të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore […]

Përleshje në Dragash, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje për shkak të pronës në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit. Të dyshuarit kanë përdorë mjete të forta, andaj nga lëndimet kanë kërkuar tretman mjekësorë. Raporti i PK-së. Dragash 28.12.2022 Është raportuar se gjashtë persona për shkak të një kontesti pronësor janë përfshirë në rrahje duke përdorë mjete të […]

Prokuroria do të kërkojë paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e 67-vjeçares në Kuk të Dragashit

Prokuroria Themelore e Prizrenit do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj N.A., e dyshuar për vrasjen e kunatës së saj S.D., në Kuk të Dragashit. Këtë informacion e dha Fitore Mehmeti, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. “Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.