27-08-2026

Sharr ( Dragash )

Në Dragash gjenden dokumente të paligjshme me logo të Serbisë

Policia njoftoi se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka kryer kontroll në një objekt në fshatin Vranishtë të komunës së Dragashit. Referuar njoftimit, aty janë gjetur dokumente të paligjshme, të strukturave ilegale që mbajnë logo të Serbisë. Raporti nga PK “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve […]

Mbyllen katër komuna paralele ilegale në Vranisht të Dragashit ( Video )

Katër komuna të cilat operonin ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit për vite të tëra, janë mbyllur sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se këto komuna lëshonin dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. “Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht […]

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Opojë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Shajne të Dragashit.Policia ka njoftuar se ai jetonte i vetëm dhe se ka nisur hetimet për vdekjen e tij. ”Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi […]

Ndahet nga jeta zyrtari policor nga Dragashi, pësoi sulm në zemër

Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gazmend Zejneli. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan Sinjali. Familjarët e kujtojnë Gazmendin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit. Zejneli ishte nga fshati Zaplluxhë, Komuna e Dragashit dhe […]

Vdes Qerkin Krasniqi, kryetar i OVL UÇK dega në Sharr

Kryetar i OVL UÇK-së, dega në Sharr, Qerkin Krasniqi ka vdekur. Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. “Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK’së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në […]

Përleshje fizike mes katër personash në Dragash

Katër persona janë përleshur fizikisht të hënën në Dragash. Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë dëmtuar edhe derën e hyrjes së një objekti. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet […]

Vdes një 22 vjeçar në një vetaksident në Dragash

Një djalosh 22 vjeçar ka vdekur sot, si pasojë e një vetaksidenti në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e dytë të rrugës Dragash-Radesh. Zyrtari me medie për Rajonin e Prizrenit në kuadër të Policisë,  Shaqir Bytyçi, konfirmoi se rreth orës 08:20, policia ka pranuar informatën se në […]

“Bukuri përrallore”, Presidentja Osmani bën thirrje që të vizitohet sa më shumë Dragashi

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka qëndruar në komunën e Dragashit për një vizitë. Ajo atje u takua me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me asamblenë komunale, OJQ, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë e nga komunitetet. “Kemi pasë një ditë me përplot takime të rëndësishme”, tha ajo në një video […]

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij dje në Dragash. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KK

Përleshje në një fshat të Opojës, katër të lënduar

Një përleshje ka ndodhur në fshatin Pllavë të Opojës, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar Policisë, si pasojë katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Raporti nga PK: “Fsh. Pllavë, Dragash 13.06.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti  katër të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.