02-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Suharekë, banorët frikësohen nga epidemitë (video)

Uji nga shtëpitë e përmbytura në Suharekë është tërhequr, por pas vetes la baltën dhe rrezikun e ndonjë epidemie. Mjekët po këshillojnë banorët që mos të përdorin ujin e puseve dhe t’i gëlqerosin shtëpitë e vërshuara. Ndërkaq, ndihmat për këtë rajon po vijnë ngadalë. Kronike nga Klan Kosova

Në Prizren e Suharekë, dy të arrestuar për rrahje të bashkëshorteve të tyre

Në dy raste të ndara, në Suharekë e Prizren, janë arrestuar dy burra në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre. Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro […]

Suharekë, ATK do të vizitojë bizneset e dëmtuara

Bali Muharremaj, kryetari i Suharekës ka bërë me dije se Administrata Tatimore e Kosovës nga Prizreni do t’i vizitojë të hënë bizneset e dëmtuara nga reshjet e fundit. “Andaj ju sugjerojmë, që bizneset të cilave ju janë dëmtuar dokumentet, pajisjet teknike, makineria dhe materialet tjera t’i ruajnë si dëshmi përmes fotografive dhe formave tjera”, ka […]

Kryqi i Kuq i Kosovës kërkesë urgjente nga banorët e Suharekës

Derisa në Suharekë po vazhdon gjendja emergjente pas vërshimeve, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të shpërndajë ndihma për banorët, por si kërkesë urgjente ka lëshimin e ndonjë lokali për deponim të ndihmave. Kryqi i Kuq në Kosovë, dega në Suharekë iu ka drejtuar qytetarëve që kanë lokale të zbrazura dhe me qasje të lehtë […]

Pak ndihmë për Suharekën, banorët e Sopisë natën e kaluan jashtë shtëpive (video)

Kronikë e KTV-së   

Suhareka kërkon ndihmë, pak veta përgjigjen (video)

Me hallin e tyre po kërkojnë të merren edhe banorët e Suharekës. Ata u dëmtuan shumë nga reshjet e shiut, ndaj po presin ndihmë nga Qeveria qendrore.

Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë

Pas reshjeve të shiut që kanë ndodhur dy ditë më parë në Suharekë, vazhdon situata emergjente. Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për ndihmë. “Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj te të gjitha bizneset, organizatat humanitare dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijshëm etj.”. “Këto […]

Vërshimet, takohet urgjentisht ekzekutivit lokal i Suharekës

Situata e krijuar pas vërshimeve në Suharekë, ka bërë që sot në mëngjes të takohet urgjentisht qeveria lokale për të shikuar mundësitë për tejkalimin e gjendjes, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në kumtesën e komunës, thuhet se që në orën 8:00, kryetari Bali Muharremaj ka ftuar në takim urgjent drejtorët e drejtorive komunale. Me këtë rast ka dhënë […]

Tetë të lënduar nga vërshimet në Suharekë

Tetë persona janë lënduar si pasojë e vërshimeve mbrëmë në Suharekë. Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretmanin mjekësor, ndërsa ekipet e shpëtimit të FSK-së dhe zjarrfikësit po sanojnë dëmet dhe po merren me menaxhimin e situatës pas vërshimeve, raporton KP. Raportohet se diku 50 për qind e fshatrave në Suharekë kanë pësuar dëme nga vërshimet […]

Shiu i natës përmbyt gjysmën e Suharekës (video)

Në disa lagje dhe fshatra te Suharekës, dëmet materiale  sipas banorëve janë të konsiderueshme. Kryetarit i komunës, Bali Muharemaj ka premtuar ndihmë, njofton Klan Kosova.

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.