25-04-2024

Has: Mulliri i vetëm që i mbijetoi kohës (VIDEO)

Është i vjetër qindravjeçar, por i vetmi mulli që i ka mbijetuar kohës.

Pronari i saj 86-vjecar, Selman Shatri, për çdo ditë udhëton mbi 2 kilometra rrugë në këmbë për t’ia hapur dyert mullirit të vetëm në Has.

Mulliri funksionon vetëm për pak muaj të vitit, kjo për shkak të mungesës së ujit të cilit i është pamundësuar rrjedha e ujit nga disa ndërhyrje që kishte bërë qeveria lokale.

I zoti i mullirit tregon arsyen e daljes së përditshme në këtë vend edhe pse aktualisht nuk po i shërben askujt.

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren

 

Dikur ky vend kishte më shumë mullinj, por që vetëm Shatri vendosi ta ruante objektin që i kishin lënë trashëgim të parët e tij.

Brahim Morina është një ndër vizitorët e shpeshtë të këtij mulliri.

Sipas tij, shpërnguljet e hasjanëve e kanë lënë më të zbehtë këtë vend.

Megjithatë, hasjanët nuk i harruan rrënjët e tyre. Ata kanë ndërtuar jetë jashtë kufijve, e shumë nga ta kanë hapur biznese me furra buke duke i emërtuar në bazë të vendlindjes.

Asnjë koment

Comments are closed.