Inspektorati fillon lirimin e pronavë të hekurudhës në Prizren ( foto )

Inspektorati në Prizren, sot ka nisur një aksion për lirimin e pronës së hekurudhës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesën e komunës, thuhet se Drejtoria e Inspektorateve bashkë me zyrtarët e Infrakosit kanë filluar zbatimin e pikës 11 të marrëveshjes për lirimin e hapësirave të uzurpuara që janë në pronësi të Infrakosit.

Pas matjeve gjeodezike në terren, Drejtoria e Inspektorateve ka filluar aksionin e lirimit dhe pastrimit të këtyre hapësirave.

Aksioni ka filluar sot nga stacioni hekurudhor dhe do të vazhdojë deri në lirimin e gjithë trasesë hekurudhore brenda zonës katastrale të komunës të Prizrenit.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit