Iu zbulua lokacioni në ‘Instagram’, si u arrestua i dyshuari i grabitjes së armatosur në Prizren, Leotrim Latifi

Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur të hënën në një argjendari në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

Gazeta Online Reporteri.net ka shkruar se 29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për këtë grabitje.

Siç kanë treguar burime të Reporteri.net, e dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit.

Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e grabitësve u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.