Policia e Prizrenit, ka njoftuar se javën që vjen, me datë 24.06.2019 (e hënë), në Komunën e Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhur, KFOR-i me njësitë e veta do të kryej një ushtrim në terren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se, përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake, aty do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter. Ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve.
“Ju informojmë me kohë për këtë ushtrim ushtarak, në mënyre që qytetarët e rajonit të Vrrinit dhe banorët e Zhurit të mos shfaqin ndonjë habi apo diçka tjetër. Ju lusim që për çdo paqartësi të kontaktoni me policinë dhe nëse shihni shenja të KFOR-it në rrugë apo ndonjë pengesë me mirëkuptim kërkojmë që ato të respektohen nga ana juaj”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se do të jetë në vëzhgim të këtij aktiviteti dhe do të ofroj shërbime për çdo kërkesë të qytetarëve./GazetaePrizrenit.net