16-08-2026

Konfirmohet se një polic u lëndua në aksidentin në Malishevë, dërgohet te mjeku bashkë me katër të tjerë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40 dhe në të janë përfshirë katër automjete.

Sipas tij, njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.


 

Për trajtim mjekësor, sipas Policisë, janë dërguar edhe katër persona të tjerë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Asnjë koment

Comments are closed.