26-04-2024

Kthehet thëngjilli në shkolla, pezullohet vendimi që e ndalonte

Është pezulluar vendimi përmes të cilit ishte ndaluar përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse në institucione arsimore.

Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kur po raportonte në Komisionin për Arsim, pasi u ngrit si çështje nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj.

Sipas Nagavcit, një gjë e tillë ka qenë kërkesë e komunave për shkak të krizës së krijuar.

Pezullimi i vendimit u kritikua nga Reshitaj, që kohë më parë si ministre kishte ndaluar përdorimin e thëngjillit.

Në  komision, Nagavci, foli edhe për çështje tjera, ku ndër to përmendi edhe vështirësinë për ti zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës. /KlanKosova

Asnjë koment

Comments are closed.