Kurti takon gratë e Krushës së Vogël, flasin për të të pagjeturit

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci, kanë pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël.

Në këtë takim u theksua përkushtimi i institucioneve të Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.

U bisedua për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta.