18-05-2024

Ky është 60-vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren

Një boshnjak 60-vjeçar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka vdekur në një hotel në Prizren, në rrugën “Milan Shuflaj”.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri ishte, Mirsad Ademović. Sipas mjekut kujdestar, dyshimet janë se Ademovic vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe telefon

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një përgjigje tha se viktima e dyshuar në kohën e vdekjes, në hotel ishte me bashkëshorten e tij.

Ai tha se informatën për vdekjen e viktimës e kanë pranuar këtë të shtunë në orën 11:46, teksa theksoi se ekipi mjekësor i Emergjencës që erdhi në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Viktima është M.A i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ndërroi jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi Pazari, Republika e Serbisë. Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024”, deklaroi Bytyqi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.