25-04-2024

Liria humbi nga Flamurtari 3:1

Liria e Prizrenit humbi sot nga Flamurtari në Prishtinë me rezultat 3:1, dhe kësisoj ishte viktima e radhës e ekipit kuqezi, që në katër ndeshjet e para, nuk ka pësuar asnjë humbje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Golashënues: Alban Shillova 2 herë (min. 13 e 73) dhe Ben Quansah min. 24, për Flamurtarin, ndërsa Binishi për Lirinë në minutën 82. Takimin e përcollën rreth 500 shikues.

Lojtarët e Lirisë patën disa raste shënimi, por nuk arritën t’i konkretizojnë ato. Referi kryesor anuloi golin e rregullt të Qëndrim Gashit pasi që anësori ngriti flamurin për të sinjalizuar pozitë jashtë loje, për të cilën lojtarët e Lirisë kundërshtuan me faktin se nuk ekzistonte një pozicion i tillë, pasi ishte një lojtar vendas i cili e dërgoi topin tek Gashi i Lirisë.

Megjithatë kuqezinjtë nga Prishtina dominuan në pjesën më të madhe të takimit dhe me meritë shënuan fitoren e 4 radhazi duke u forcuar edhe më tej në kreun e tabelës të Ipko Superligës së Kosovës.

Liria ka vetëm një fitore dhe 3 pikë.

Ndeshjen e radhës KF LIRIA e zhvillon të dielën në Prizren, më 16 shtator në ora 15:45, ku për kundërshtar pret KEK-un.

 

Asnjë koment

Comments are closed.