Mbytet një 76-vjeçar nga Gjakova në Velipojë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Plazhin e Velipojës në Shkodër.
Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi Martin Gjini nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.
Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës./TCH