27-04-2024

Moti sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në vendin tone, sot temperaturat maksimale parashihet të jenë 28 gradë Celsius.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 C.

“Sa i përket fushave barike, ato do të mbesin stabile edhe në ditët në vijim, me një ndryshim minor të amplitudave. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.