18-05-2024

Moti sot

Sot në pjesën e parë të ditës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura dhe vende–vende me shi dhe stuhi lokale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

 

“Indeksi UV mbetet i lartë dhe kontakti direkt me diellin, mundësisht të jetë i kufizuar. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të qëndrojë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.
Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.