Moti: Sot parashihen reshje bore

Sot – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Ditën mbetet mot me vransira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.

27.11 – Kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.

28.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

29.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë.