26-04-2024

Përleshje në Prizren, arrestohen tre persona

Në Prizren janë arrestuar tre persona.

Dyshohet se njëri nga të dyshuarit i kishte sulmuar dy të dyshuarit tjerë, dhe gjatë përleshjes dy prej të dyshuarve kishin pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë atyre u është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit të Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i teksti

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.