12-10-2024

Prokuroria në Prizren ngriti aktakuza kundër pesë personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzet e nëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Rastet:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Ndërtimi
pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Shpallen fituesit e tenderëve për ndërtimin e 20 kilometrave të rrugës Prizren -Tetovë, kostoja 30 milionë euro

Asnjë koment

Comments are closed.