25-04-2024

PZAP-ja dënon VV-në me mbi 5 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 100 euro.
Përmes njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare Vetëvendosja është dënuar për thyerjen e heshtjes zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor.

PZAP ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje detyrohet që gjobën ta paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij vendimi nën kërcënimin e shqiptimit të dënimit shtesë.

Asnjë koment

Comments are closed.