25-04-2024

Rrezikonte burg me vjet, mbyllet gjyqi ndaj Neymar e vendimi habitë

Prokurorët spanjollë, të premten tërhoqën të gjitha akuzat për mashtrim dhe korrupsion kundër sulmuesit brazilian Neymar, si dhe të tjerëve të akuzuar për transferimin e tij në Barcelonë nga Santos në vitin 2013. Këtë e tha prokurori publik në gjykatë.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 2 vite burg për Neymar dhe pagesën e një gjobe prej 10 milionë eurosh në çështjen e ngritur nga firma braziliane e investimeve DIS, e cila zotëronte 40% të të drejtave të Neymarit kur ai ishte te Santosi.

DIS argumentonte se humbi shpërblimin e drejtë nga transferimi, sepse vlera e vërtetë ishte nënvlerësuar. “Nuk ka asnjë aluzion krimi”, – tha prokurori Luis Garcia Canton, pasi të gjithë të pandehurit kishin dëshmuar në gjyqin në Barcelonë, duke kërkuar nga gjyqtari “lirimin e të gjithë të pandehurve”.

Prokuroria kishte kërkuar gjithashtu një dënim me 5 vite burg për ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, dhe një gjobë prej 8.4 milionë euro për klubin katalanas. Në fillim të gjyqit, DIS tha se po kërkonte dënim 5-vjeçar me burg për Neymar dhe gjobë totale prej 149 milionë euro për të pandehurit.

Një burim i afërt me familjen e Neymar i tha “Reuters” se përfaqësuesit e tyre ligjorë do të kërkojnë shpenzimet e këtij procesi, për atë që ata e konsiderojnë pakujdesi të Prokurorisë, duke vepruar me besim të dobët dhe për abuzim të procesit. Ata gjithashtu do të rezervojnë të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.

Asnjë koment

Comments are closed.