Serbi puth flamurin ‘Kuq e zi’, e deklaron vetën shqiptar
Një video e Miroljub Petroviç ka bërë bujë ditën e sotme në mediat serbe pasi ai shfaqet duke puthur flamurin shqiptar.
Ky gjest ka gjunjëzuar dhe ka tronditur të gjithë serbët. Sipas mediave serbe, ai ka komentuar në mënyrën e tij se si duhet të jenë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve.
Petroviç paraqiti pikëpamjen e tij për marrëdhëniet mes dy popujve.
Ai dëgjohet të thotë:
“Gjergj Kastrioti ishte një njeri i madh dhe ata që e njohin historinë e dinë se ai ishte një shqiptar dhe serb, ashtu si unë dhe shqiptarët dhe serbët. Unë e deklaroj veten publikisht se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por nuk e mohoj origjinën time serbe.”/indeksonline