23-11-2024

Sot sfida Liria-Drita, prizrenasit synojnë pikët e para

Lira e Prizrenit sot është mikpritëse e Dritës.  Kjo ndeshje hap xhiron e tretë në kuadër, të IPKO Superligës së Kosovës të këtij sezoni, trasnmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ndeshja konsiderohet një sfidë interesante, pasi të dyja ekipet synojnë fitoren. Derisa Liria pret që t’i marrë pikët e para, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, Kampionët e Kosovës presin fitore pas disfatës së “papritur” javën e kaluar kundër Flamurtarit,

Futbollistët e Lirisë, dje kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Dritën.  Drejtuesit e klubit njoftuan se si nga tek stafi ashtu dhe futbollistët mbretëron atmosferë optimiste para kësaj sfide.

“Pres që futbollistët të japin maksimumin në këtë ballafaqim, dhe në fund të marrim tre pikët e para.Për këtë besoj kemi punuar dhe kemi kualitet. Në këtë drejtim presim përkrahjen edhe të tifozëve tanë’, në faqen e klubit citohet të ketë thënë kryetrajneri,  Bedridin Gjinali.

Edhe kapiteni Robert Gjeraj ka premtuar fitore.”Në këtë ndeshje hyjmë të përgatitur dhe motivuar që të arrijmë fitoren e parë. Presim dhe përkrahjen e adhuruesve tanë në arritjen e këtij objektivi’, ka thënë ai,  përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Për Lirinë fitorja është shumë e rëndësishme, për të kthyer optimizmin tek sportdashësisht prizrenas. Ekipi bardhezi, në dy ndeshjet e kaluara pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 dhe atë në minutat e fundit. Fillmisht, Liria humbi si vendëse ndaj Ballkanit të Suharekës, ndërsa më pas si mysafire ndaj Ferizajt.

Liria sot pret përkrahjen e “Arpagjikëve”, për t’i dhënë “zemër” ekipit, ndërsa drejtuesit e klubit, thanë se presin rreth 1.000 shikues. Ndeshja, Liria-Drita, luhet në Prizren, në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, duke filluar në ora 16.45.

Xhiroja e tretë e IPKO Superligës, ndërkaq vazhdon,  të shtunën me dy ndeshjet tjera, ku Ballkani i Suharekës, luan si mysafir i Feronikelit. /GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.