Sulmoi dy persona në Kabash të Hasit, arratiset një i dyshuar

Një rast i sulmit ndaj dy personave është raportuar në fshatin Kabash të Hasit të Prizrenit.

Policia nuk ka raportuar për motivin, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i PK-së:

Fsh. Kabash i Hasit, Prizren 16.11.2022 – 10:07. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktimat nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme. /GazetaePrizrenit.net