18-04-2024

Zafir Berisha përkujton Komandant “Drinin” në 22 vjetorin e vrasjes

Sot janë mbushur 22 vjet nga vrasja e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini” në Prizren. Këtë përvjetor e ka kujtuar edhe Zafir Berisha përmes një shkrimi në “facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Kujtim për bashkëluftetarin dhe mikun Ekrem Rexha-Drini në 22 vjetorin e vrasjes së tij (08.05.2000)

Me 08.05.2000 ende pa u bërë një vitë që ishte kryer lufta, para shtëpis tij në mënyr qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini.

Vrasja e Kom.Drinit ishte një paralajmrim se Kosova po futet në një rrugë pa krye, ku krimi i organizuar në bashkpunim me barkëqitjen sllave që po kundërmon ende në Kosovë, do ta shkatrroi seriozisht vlerën e këti vendi që quhet UÇK-së dhe vendin do ta dërgoi drejtë destabilizimit afatgjatë, që për fatin e keq vazhdon edhe sot.

Vrasja e Kom.Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe prespektivën evropiane të të gjith qytetarve!

Në Vërri të Prizrenit erdhë në korrik të vitit 1998 me sygjerim të SH.P. UÇK-së ushtroj detyra shumë të rendësishëme në organizim dhe moboilizim të njësive të UÇK-së.

Do të them pakë nga puna e madhe që ka bë Drini për lirin e Kosovës.

Muar pjes në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi, në fshatin Buçe dhe në malet e fshatit Brezne, ku shkojmë në ndihmë, unë me një pjesë të Kompanisë së fshatit Kushtrim, pasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën. Në këtë aksion kanë qenë edhe policia ushtarake dhe një pjes e Shtabit Lokal (më vonë Brigada 125) ku ka qenë edhe Ekrem Rexha – komandant Drini, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të Operativës së Shtabit (kom i të cilës ishte Remzi Ademaj-Petriti),i cili ishte edhe pjesë e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes, si dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë, si dhe komplet Policia Ushtarake, e udhëhequr nga Salajdin Berisha, Agim Shala me njësin speciale dhe Xhevat Berisha i shoqëruar nga luftëtarë nga Vërmica dhe Zhuri i cili shkuan në fushbetej për marrjen e kufomës së dëshmorit Nexhat Fanaj.

Ekrem Rexha-Drini muar pjes në shum beteja për liri, ishte i plagosur në luftë por i pa nënshtrum, ishte kom i Br-125 ,Kom i ZOP të UÇK-së, antarë i SH.P- UÇK-së…

Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja kundër okupatorit serb, deri më 12 qershor 1999 në çlirimin e Prizrenit dhe Kosovës ku Drini kishte rolë të veçant dhe ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllavë në tokat tona.

Do të jetë i paharruar kujtimi për Drinin!

Zafa

Asnjë koment

Comments are closed.