21-02-2025

Mamushë

Zyrtarët komunal të Mamushës kërkojnë hudhjen e aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

 Dy të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Cafer Morina dhe Rifat Krasniq kanë kërkuar të hudhet poshtë aktakuza ndaj tyre. Ata akuzohen se në cilësinë e personit zyrtar, Cafer Morina, drejtori i arsimit në Mamushë, dhe i akuzuari i dytë Rifat Krasniq në cilësinë e drejtorit të shkollës “Ataturk”  duke shfrytëzuar detyrën ose autoritetin […]

Dëme të konsiderueshme në Mamushë, serat në ujë (FOTO-VIDEO)

Një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit” ka dërguar foto dhe një video-xhirim ku shihen sipërfaqe të tokës bujqësore në Mamushë, të mbuluara me ujë pas daljes nga shtrati të lumit “Toplluha”. Nga ajo që shihet, janë të konsiderueshme dëmet në bujqësi. /GazetaePrizrenit.net  

Komuna e Mamushës demanton IKSHP-në, rreth vdekjes së një 31 vjeçari nga COVID 19

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i komunës së Mamushës, Rujdi Mazrek, ka reaguar lidhur me publikimet ditore që bën IKSHP-ja, për raportin 24 orësh për pandeminë. Ai ka thënë se dje nuk ka vdekur askush në këtë komunë, as vdekje natyrale as me COVID. “Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të […]

Gjobë çiftit nga Mamusha për dhunë ndaj njëri-tjetrit

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve, çiftit bashkëshortor nga Mamusha, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor dhe sulm. Të akuzuarin me iniciale H.T. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, pasi në shtëpinë e tij […]

Tragjike: Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij në Mamushë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00, në Mamushë Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij. “Raportohet se i […]

Digjen duaj kashte dhe dëmtohet një autokombanjë në Mamushë

Në Mamushë janë përfshirë nga zjarri disa duaj kashte, një makinë për spërkatje si dhe është dëmtuar një autokombajnë, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rastin e ka paraqitur dje një person, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i zjarrfikësve dhe policia “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri […]

Procedohen në organet e drejtësisë katër persona në Mamushë

Ndaj katër të dyshuarve kosovarë është iniciuar lënda për shkak se të njëjtit  kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë, në Mamushë. Sipas policisë, rastri ka ndodhur dje, rreth orës 21:30. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Bujqit e Mamushës thonë se si pasojë e masave ndaj koronavirusit nuk po mund t’i shesin të mbjellat

Bujku Salejdin Mazreku nga Mamusha ka rreth 1 mijë e 400 fidanë të perimeve të mbjella. Por shkaku i prekjes së vendit nga pandemia e koronavirusit dhe vendimit të Qeverisë për mbylljen e tregjeve, Mazrekut i kanë mbetur fidanët pa i shitur, raporton KOHA. Thotë se kjo i ka shkaktuar atij dëme të mëdha financiare. […]

Mamushë: Mbyllet mulliri, banorët akuzojnë pronarët

Një shenjë e madhe “Stop” para mullirit ‘’Rizami’’ në qytezën e Mamushës, po u tregon qytetarëve se nuk kanë çfarë kërkojnë në këtë hapësirë. Që nga 15 marsi, ky mulli qëndron i mbyllur derisa sipas banorëve të këtushëm, pronarët nuk po ua kthejnë në miell sasinë e grurit të cilën ata e kanë deponuar, raporton […]

Mamushë: Vdes një femër

Një femër nga Mamusha është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit, për trajtim mjekësor. Sipas policisë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia./GazetaePrizrenit.net

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.