15-05-2024

Rahovec

Rahoveci zgjat afatin për aplikim për bursat studentore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Rahovecit, ditë më parë ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2019-2020 për shkollimin universitar. DKA ka njoftuar se për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes për qytetarë, shumica e studentëve të […]

Rahovec: 40 persona rezultojnë negativë për koronavirus

40 persona në Rahovec kanë rezultuar negativë për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se situata është nën kontroll, ndonëse ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. “Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me […]

Latifi: Gjendja e të prekurve me COVID-19 në Rahovec është stabile

Rahoveci është njëra prej komunave e cila së fundit është prekur me COVID-19, me gjithsej 16 raste, prej tyre dy infermierë të infektuar në vendin e tyre të punës, ndërsa 14 të tjerë janë raste kontakti kryesisht familjarë të dy infermierëve. Pavarësisht kësaj, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, thotë se gjendja shëndetësore e të […]

Në Rahovec edhe 14 raste pozitive me koronavirus

14 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Rahovec të shtunën, ka konfirmuar kryetari i kësaj komune Smajl Latifi. Ai ka bërë të ditur se nga 17 mostrat e marra sot në këtë komunë, të gjitha raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me Covid-19, 14 kanë rezultuar pozitive. Përmes një shkrimi në Facebook, […]

Të infektuarat nga Rahoveci janë infermiere nga hemodializa në Prizren

Dy raste që sonte rezultuan pozitiv me Covid-19 nga Rahoveci, janë infermiere të repartit të hemodializës, gjegjësisht pjesë e stafit të spitalit rajonal të Prizrenit. Këtë lajm e konfirmoi i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka thënë se janë marrë të gjitha masat për ndalimin e përhapjes së mëtejme të këtij […]

Dy raste me koronavirus në Rahovec

Raste me koronavirus  sot janë konfirmuar edhe në Rahovec, shkruan Gazeta e Prizrenit. Pas analizave nga IKSHPK-së, doli se nga kjo qytezë janë dy rastet e para me  Covid-19. Të infektuarit janë me vendbanim në Rahovec. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë nga 24 personat e testuar nga Rahoveci s’doli i infektuar

Përmes, një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se 24 personat nga kjo komunë të cilët kishin kontakt me shitësin e fidaneve nga Malisheva të infektuar me koronavirus kanë dalë negativ. Postimi i tij i plotë: RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19 Të nderuar qytetarë, Sapo jam […]

Rahoveci pa asnjë rast me koronavirus

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se problemin më të madh që kanë fermerët e kësaj komune janë produktet e gatshme të cilat në këtë kohë nuk kanë ku t’i shesin. Kryetari i kësaj komune thotë se janë të rrethuar me komunat që janë të prekura ke koronavirus por qytetarët e kanë […]

Tunel dezinfektues në Rahovec

Rahoveci ka vendosur tunelin dezinfektues në rrugën kryesore (te semaforat), si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në njoftimin e Komunës së Rahovecit, thuhet se ky tunel ka sistem automatik, (me senzor), i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para se […]

Në Rahovec gjendet një person pa shenja jete

Në Rahovec gjatë ditës së djeshme është raportuar në polici se është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.