02-05-2024

Therandë ( Suharekë )

Muharremaj inspekton pastërtinë në rrugë dhe lumin e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka inspektuar nivelin e  pastërtisë së rrugëve të qytetit dhe të shtratit të lumit. Ai këtë veprim e bëri në mëngjës ku ka shikuar pastërtinë edhe skaj trotuarëve të rrugës kryesore. Muharremaj është zotuar se do të mbaj të pastër qytetin dhe komunën. Ai vetë duhet të bindet […]

Suhareka rregullon shtigjet për ecje

Zyrtarët suharekas nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim me DEMOS-in. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i shtigjeve për ecje” , që vlerë prej gjithsej 109.895,00 euro. DEMOS, do t’i ndajë rreth 83 mijë euro, ndërsa të tjerat komuna. Projekti pritet të realizohet brenda një kohe të shkurtër. Në […]

Suharekë: Debat me të rinjtë kundër dukurive negative

Kuvendi i të Rinjëve të Komunës së Suharekës, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, sot ka organizuar një debat me të rinjë lidhur me shumë tema si: “Dhuna në shkolla, masat parandaluese të dhunës në shkolla, droga, alkooli, ekstremizmi fetar, integrimi i komunitetit RAE, si dhe Integrimi Evropian.   Në njoftimin e kësaj […]

Suharekë: Muharremaj shprehet i habitur me punën e grave

Njëzet fermerë, nga sektorë të ndryshëm, disa prej tyre femra kanë përfituar nga 2.5 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga aplikimi. Projekti “Iniciativa për fermerë të vegjël në Komunën e Suharekës”,  që është financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim  (ADA), në partneritet me Komunën e Suharekës, që zbatohet nga Fondi për Zhvillim Lokal, […]

Suharekë: Dy të arrestuar për shantazh në “Facebook”, kërkonin qindra euro

Dy persona nga rrethina e Suharekës janë arrestuar, për shkak të shantazhit përmes “Facebook” të një femreje, prej të cilës kishin kërkuar qindra euro.   Dy ditë më parë në Policinë e Suharekës, një qytetar ka kërkuar ndihmë pasi po i bëhej shantazh nga dy të dyshuar nga një fshat i Suharekës.   Zëdhënësi rajonal […]

Shënohet 19-vjetori i rënies së dëshmorëve Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të institucioneve,  në shënimin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorëve Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari vlerësuan sakrificën e dëshmorëve, duke i cilësuar si gurthemel i shtetit të Kosovës. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, si dhe delegacione të tjera bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te vendi i rënies së tyre. […]

Budakova kërkon ujësjellës dhe kanalizim

Në takimin e mbajtur sot të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me përfaqësues të “Hidroregjionit Jugor” nga Prizreni dhe Suhareka si dhe me Kryesinë e fshatit Budakovë është diskutuar për sistemin e  ujësjellësit dhe kanalizimit të fshatit. Në njoftimin e Komunës, thuhet se takimi është thirrur nga kryesia e fshatit Budakovë, të cilët më herët […]

Mushtisht: Muharremaj dhuron 200 euro për kabinetin e biologjisë së shkollës

Në vazhdën e vizitave që po i bënë shkollave të Komunës së Suharekës, kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Edit Durham “ në Mushtisht. Ai fillimisht ka takuar drejtorin e shkollës dhe mësimdhënësit e këtushëm, kurse më pas ka vizituar edhe hapsirat e brendshme të shkollës, përfshi këtu  dhomat e mësimit si dhe kabinetet. Në një […]

Shaqir Cervadiku lanson këngën kushtuar heroit Fadil Vata (Video)

Këngëtari Shaqir Cervadiku ka lansuar këngën më të re, të cilën ia ka kushtuar heroit të Kosovës, Fadil Vata. Kjo këngë pasqyron realitetin e heroit Vata. Fadil Vata ka lindur më 10 janar 1962 në fshatin Sallagrazhdë të Therandës dhe rrjedhë nga një familje atdhetare. Ai i takon brezit të parë që ka nisur luftën […]

Muharremaj: Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së

Kryetari i degës së AAK-së në Therandë ( ish Suhareeka),  Bali Muharremaj ka vlerësuar se “Theranda vazhdon të mbetet bastion i AAK-së dhe i zhvillimeve por edhe përkrahjes për kuadrot e reja të kësaj komune. Në kuadër të procesit të zgjedhjeve të brendshme,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë përgatitje dhe një punë të […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.