19-04-2024

Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro për studentët, linku ku mund të aplikoni

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur aplikimi për përfitimin e 100 eurove shtesë për studentët, raporton FrontOnline.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale

.

Të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe aplikuesi s’mund të përfitojë nga subvencionimi.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”, thuhet në njoftim.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 3 qershor.

“Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja”, thuhet tutje në njoftim.

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=%2FServices%2FSubService%3Fservice%3D358%26fbclid%3DIwAR1PIf6PAUUsJVYZ3jD7C19p1v8lGjAkLkjQNE-W0xe7fD5dEQ3M6Qg9IKQ

https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

Njoftimi i plotë:

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për studentë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregulltë të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale.

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.

Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja.

Asnjë koment

Comments are closed.