27-07-2024

Shtohet pushimi vjeshtor për nxënësit

Pas dy muajve mësim, nxënësit e shkollave fillore e të mesme do të pushojnë për tri ditë. Do të kenë edhe pushim vjeshtor.

Nga data 1 nëntor e deri me 3, shkollat e këtyre niveleve do të fillojnë pushimin e përcaktuar nga Ministria e Arsimit. Nga SBAShK këtë e quajnë zbulim të ri të Ministres Nagavci, kurse nga Instituti Ed Guard thonë se pushimi vjeshtor nuk është risi.

Kjo pasi nga ky vit shkollor, sistemi arsimor në këto nivele do të pushojnë edhe në muajin nëntor.

Nga data 1 nëntor e deri me 3 nëntor, Ministria e Arsimit ka vendosur në kalendarin shkollor si pushim vjeshtor.

Një gjë të tillë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e kanë quajtur me ironi si zbulim të Ministres Arbërie Nagavci.

Por ndryshe thonë nga Instituti EdGuard.

Si të nevojshëm për mësimdhënësit e nxënësit një pushim të tillë e ka quajtur drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani.

Pas pushimit vjeshtor, nxënësit nga data 15 janar e deri me 23 janar 2024 do të hyjnë në pushimin dimëror./PR

Asnjë koment

Comments are closed.