12-10-2024

Sonte Kosova-Rumania, ja kush e transmeton ndeshjen

Kosova debuton në sezonin e ri të UEFA Nations League në shtëpi ndaj Rumanisë. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe mund të ndiqet live në RTK, Klan Kosova, si dhe Super Sport Albania.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda, trajneri gjerman që do të debutojë në ndeshje zyrtare në stolin e kombëtares të premten, ka zhvilluar seanca stërvitore të përditshme që prej grumbullimit të hënën.

Seancën e fundit stërvitore para duelit të së premtes, ‘Dardanët’ e zhvilluan të enjten.

Në anën tjetër, edhe përfaqësuesja rumune ka zbarkuar në Prishtinë të mërkurën, dy ditë para ndeshjes.

“Trikolorët” rumunë udhëhiqen nga trajneri i mirënjohur Mircea Lucescu, i cili debuton po ashtu të premten në rikthimin e tij te drejtimi i kombëtares rumune.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Kosova ka një bilanc negativ në duelet e drejtpërdrejta ndaj Rumanisë.

Të dy skuadrat janë takuar vetëm dy herë, vitin e kaluar, në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshja në Prishtinë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa në Bukuresht, rumunët fituan 2-0 në një duel të tensionuar, vëmendjen e të cilit e morën më shumë ngjarjet e turpshme në tribuna ku u shfaqën thirrje raciste ndaj Kosovës.

Në fillim të kësaj jave, selektori i Kosovës, Franco Foda ka thënë se në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, Kosova do të futet në fushë vetëm për fitore.

Ai ka theksuar se forma e mirë e sulmuesve si Muriqi, Zhegrova e Albion Rrahamani e bënë edhe më të lehtë që Kosova të synojë fitore dhe se përzgjedhja për formacionin më të mirë kësaj radhe do të jetë më e vështirë.

Grupi i plotë i futbollistëve për duelet ndaj Rumanisë dhe Qipros:

 

Asnjë koment

Comments are closed.