27-07-2024

Vrasja e boksierit kosovar në Gjermani, zbulohen të dyshuarit, në mesin e tyre është edhe një serb

Organet e rendit në Gjermani ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.

Kështu ka konfirmuar vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se nesër do të behën publik identitet e tyre.

“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.

Tutje sipas informatave që policia I ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania, shkruan Insajderi.

Asnjë koment

Comments are closed.