05-05-2024

Kryesore

Si u gjet trupi i policit Malësor Dashi (VIDEO)

Trupi i Malësor Dashit u gjet, e tani mbetet të kërkohet edhe ai Armend Trenës, njofton Klan Kosova. Ky rezultat u arrit tek në ditën e 6 të kërkimit nëpër lumin Lepenc. Veçse tani ndihmoi shumë rënia e nivelit të ujit. Kronikën me të gjitha detajet nga ky operacion i kërkimit e ka përgatitur Rilind […]

Prizren: Autoritet paraljmërojnë padi për gjashtë shkelje nga ish-drejtori i Administratës

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit, kanë kritikuar drejtorin parapak të Administratës komunale, Ilir Baldedajn, për siç thanë shkelje në realizimin e gjashtë projekteve, në të cilat është dëmtuar buxheti i komunës, dhe se për këtë rastet do t’i adresohen  Prokurorisë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.   Duke folur për parregullsitë në drejtoratin e adminstratës, në një […]

Largohet deponia në rrugën për në fshatin Leskovec

Deponia ilegale që ekzistonte një kohë të gjatë në rrugën për tek fshati Leskovec, tashmë është larguar nga ai vend, njoftuan zyrtarët komunal të Prizrenit. Me iniciativën e marrë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kjo zonë i është kthyer ambientit të natyrshëm. Kryetari prizrenas, Mytaher Haskuka, ka thënë se numri i deponive ilegale në Prizren […]

Sonte nis festivali “Hasi Jehon” 2018

Sonte në Gjonaj fillon edicioni i 29-të i Festivalit folklorik “Hasi jehon”.  Ky aktivitet tre ditorë, që ka për qëllim prezantimin e vlerave folklorike burimore shqiptare, mbahet deri më 5 maj, në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj.   Me këtë rast hapet ekspozita e prodhimeve të bukës, zeje kjo më të cilën hasjanët janë të […]

Ambulancat në Krushë e Ratkoc të Rahovecit filluan të punojnë edhe pasdite

Banorët e Krushës së Madhe dhe ata të Ratkocit të Rahovecit, më nuk do të kenë nevojë të kërkojnë gjetiu ndihmën mjekësore, gjatë pasdites.  Prej sot në këto fshatra, qendrat e mjekësisë familjare filluan punën në dy ndërresa.   Për të parë nga afër, fillimin në ndërresën e pasdites, atje qëndroi edhe Kryetari i Komunës, Smajl […]

A po shndërrohet qendra e Prizrenit në “kamp” të lypsarëve?

Dikush të prekë anash, dikush ta shtrinë dorën, dikush ta thotë refrenin e njëjtë e në kërkim të lëmoshës ka lypsarë të atillë, që edhe të përqafojnë. Këto janë imazhe të përditshme në “shatërvanin” e Prizrenit, të cilin, pos vendësve  pothuajse çdo ditë e frekuentojnë  edhe vizitorë  të huaj. Për shumë qytetarë, kjo tashmë është […]

Të papunët shëtitën për 1 Maj në Prizren

Ndonëse shifrat flasin për shumë të papunë, shënimi i Ditës së Punës, sot në Prizren është karakterizuar me shëtitje masive në qendër të qytetit, frekuentim të restoranteve për ata që kanë mundësi apo edhe shëtitje në natyrë.   1 Maji i njohur si dita e punëtorëve, pothuajse e ka humbur simbolikën dhe është kthyer në […]

Prizren:  Zyrtarët në pushim, radhë para sporteleve të Komunës

Disa qytetarë prizrenas janë akuar për pritje dhe tollovi në sportelet e Komunës së Prizrenit, derisa zyrtarët kanë thënë se kjo ka ndodhur jo vetëm për shkak reduktimit të stafit, një pjesë e të cilit po qëndron për pushime në Shqipëri, por edhe pse të hënave, zakonisht ka më shumë palë.   Derisa qytetari Jetmir […]

Prizren: Shkollë muzike, në qendrën edukative për fëmijët ashkalinj

Rreth 600 mijë euro, do të investohen për ndërtimin e Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit” që do të ofrojë një kopsht fëmijësh dhe hapësirë për mësim për fëmijët e komunitetit ashkalinj, të cilët jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit.   Qendra do të jetë një lloj shkolle për mësim të përshpejtuar për ata, të cilët e kanë […]

Liria mund Gjilanin 3:2

Liria e Prizrenit, të shtunën mundi Gjilanin. Kësisoj doli real edhe premtimi i disa futbollistëve për angazhim dhe optimizëm. Shënues: Basriu ‘9 e Magani ’44, e ’64, për Lirinë, kurse Kastrati ’36 e Haxhimusa ’75 për Gjilanin. Gjilani huqi penalltinë, kur në minutën 27-të, Haxhimusa qëlloi pingulen. Florent Avdyli ka goditur traversën (në pjesën dytë), […]