Muharrem Berisha, 57 vjeç nga Gurabardhi i Malishevës, i cili po kurohej në Spitalin e Pejës, pas gjetjes nga zhdukja prej 6 ditësh, ka ndërruar jetë. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e tij. Berisha, u gjet javën e kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe për këtë ishte dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Pejës.