19-04-2024

Rahovec

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 30 maj 2018: Ora:  10:00 Mbaledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. Ora 10:00 Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit.    

Komuna e Rahovecit i dorëzon 7 kërkesa Ministrisë së Arsimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, janë pritur në takim nga Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Gjatë takimit i janë prezantuam ministrit planet ndërsa janë informuar për angazhimet e qeverisë Komunale të Rahovecit. Me këtë rast Latifi, Bytyqiti ka dorëzuar 7 kërkesa […]

Dëshmitari thotë se ka prova që agjenti i shitjes nuk ka dorëzuar mjetet në “Stone Castle”

Dëshmitari Ismet Hulaj, ka deklaruar se ka dëshmi që mjetet që i ka marr agjenti i tyre, Vegim Krasniqi nuk i ka dorëzuar në ndërmarrjen “Stone Castle”. Këtë deklaratë, e ka bërë në seancën e së martës në rigjykimin që po zhvillohet ndaj Vegim Krasniqit, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “përvetësim gjatë […]

Rahovec: Riparohet rruga Drenoc-Pastasel dhe rregullohen disa rrethrrotullime

Në komunën e Rahovecit po vazhdon realizimi i disa projekteve të infrastrukturës rrugore. Në këtë kontekst është asfaltimi i rrugës (sanimi i rrugës) Drenoc-Senoc-Pastasel dhe Polluzhë, pastaj rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushë e Madhe dhe Rahovec-Suharekë, shkruan Gazeta e Prizrenit.net Kryetari i komunës, Smajl […]

Rahovec: Sanksione për hudhësit e mbeturinave jashtë vendeve pëkatëse

Kryetari i Komunës së Rahovecit,  Smajl Latifi, përmes një njoftimi parapalajmëron të gjithë qytetarët, operatoret ekonomik dhe ekonomit familjare, se nga data 21 maj, do të merren sanksione në kuadër të mandatit ligjor dhe autorizimeve që ka Komuna e Rahovecit, ndaj të gjithë personave juridik dhe fizik,  të cilët i hudhin mbeturinat e amvisërisë dhe […]

Malisheva, Suhareka e Rahoveci më të prekurat nga rriqrat

Komunat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë që të jenë më të prekurat nga pickimet e rriqrave. Nga 870 raste të pickimeve që janë regjistruar në nivel të Kosovës afro 500 raste të tilla kanë ndodhur në tri komuna të rajonit jugor, përkatësisht në Malishevë, Suharekë e Rahovec. Autoritetet e këtyre komunave kanë bërë të ditur […]

Në Ratkoc të Rahovecit përurohet libri monografik për shkollën

Në ambiente të shtëpisë së kulturës së fshatit Ratkoc, në prani të një numri të madh të atyre që ishin dhe janë pjesë e historisë mbi 72 vjeçare të shkollës “4 Dëshmorët”, u bë promovimi i librit monografik “Historiku i shkollës 4 Dëshmorët – Ratkoc, 1945/45 – 2017/18 (72 vjetori i themelimit). Rencenzentët e librit: […]

“Anadrinia Jehon 2018” mbledh folkloristët në Denjë të Rahovecit

Për 17 vjet me radhë, në javën e dytë të muajit maj, në kuadër të “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”, në fshatin Dejnë, në mbrëmjen e së premtes ka filluar Festivalin Tradicional Kombëtar “Anadrini Jehon”. Kjo ka bërë që në Denjë të mblidhen adhuruesit e folklorit nga të gjitha trojet Shqiptare, […]

Sonte nisë festivali i folklorit ”Anadrinia Jehon 2018”

Në fshatin Dejnë të Rahovecit, sonte nisë festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2018”, edicioni i 17-të. Për tri net sa do të zgjasë festivali, programet e tyre do t’i shpalosin grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me një numër artistësh nga mbarë trevat shqiptare. Ky aktivitet organizohet në kuadër të […]

Libër monografik për shkollën e Ratkocit

Në kuadër të kremtimit të përvjetorit të shkollës, në mjedise të shtëpisë së kulturës në fshatin Ratkoc, të shtunën në orën 10:00, do të bëhet promovimi i librit monografik “Historiku i shkollës 4 Dëshmorë” – Ratkoc, 1945/46 – 2017/18 (72 vjetor i themelimit). Autori i librit është Shani Hoti, ndërsa bashkëpunëtor: Bilall Hoti dhe Sinan […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.