25-04-2024

Rrahet keq një person në Suharekë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga një i dyshuar në fshatin Maçitevë të Suharekës.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një boks të metalit.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë gjetur dhe sekuestruar një boks të metalit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia përmes raportit.

Asnjë koment

Comments are closed.